ShowBizzz

Pasi iu zbulua romanca, e dashura e Olsi Bylykut merr vendimin e papritur

Pak kohë më parë u bë me dije se Olsi Bylyku prej më shumë se 4 muajsh është në një lidhje me gazetaren e “Tv Klan”, Denada Lura.

Teksa këngëtari publikonte këngë që dukeshin se dedikime ndaj Eglit, e teksa një pjesë e fansave kishin ende shpresa për rikthim, lajmi për të dashurën e re bëri bujë shumë shpejt.

Mirëpo, duket se vajzës në fjalë nuk i pëlqeu aspak kjo vëmendje e madhe, ndaj ka marrë vendimin e papritur.

Pasi iu bë emri i ditur, Denada ka vendosur të mbyllë llogarinë e saj të Instagramit, që mesa duket ka marrë mesazhe të shumta nga ndjekësit apo fansat e ish çiftit.

Nga ana tjetër, Olsi nuk ka folur ende publikisht për të pohuar apo shuar zërat.



lokimagazine