Arbana Osmani zbuloi një pjesë të vogël të projektit që do të sjellë së shpejti, për të cilin kas punuar për rreth një javë në Malësinë e Madhe, në Bogë.
Mes të ftuarëve VIP, shihet që në këtë pjesë të parë ka qenë edhe reperja e njohur nga Kosova, Tayna.
Këtë e ka zbuluar vet Arbana teksa publikon në story një video për të treguar një buqetë të madhe me tulipanë dhe një kartolinë, nga këngëtarja për Arbanën në shenjë falenderimi.
“Mirëmbrëma yll. Dua të të uroj për fillimin e emisionit të ri, ku padiskutim do jetë një sukses tjetër i yti i madh. Faleminderit për mikpritjen, ngrohtësinë dhe respektin, diku mes maleve të bukura të Shqipërisë. Me respect Tayna.”- është ky urimi në kartolinën për Arbanën.
lokimagazine