Liam Osmani u bë pjesë e “Big Brother VIP 3” mbrëmjen e të shtunës, megjithatë rrugëtimi i tij nuk zgjati më shumë se disa orë brenda shtëpisë.
Ai u arrestua nga policia, teksa përballet me një proçes gjyqësor.
Mirëpo mbrëmjen e sotme, Ledioni ka ngritur dyshimet se pasi e gjithë situata të sqarohet, Liami mund të bëhet sërish pjesë e reality show-t.
“Çështja vazhdon të jetë në instancat e gjyqësorit dhe mesa duket ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga kjo histori për shkak të gjithë asaj cfarë u diskutua në “Top Story” dhe nëse ndodh shtetasi gjerman Liam Osmani mund të jetë i lirë dhe nuk i dihet mund të jetë në “Big Brother” kështu e lejmë me një lloj redicence këtë punë e lëmë me tre pika në fund”, tha Ledioni.
lokimagazine