ShowBizzz

Pasi u bë pjesë e videoklipit të tij, modelja ruse i bën premtimin për dashuri të përjetshme Don Xhonit

Ditën e djeshme reperi Don Xhon publikoi promon e këngës së tij më të re, ku u vu re se protagoniste ishte modelja ruse Ariana Lirey.

Tashmë dihet se dyshja kanë patur një romancë së bashku, mirëpo nuk dihet nëse ky videoklip tregoi edhe një rikthim mes tyre.

Dyshimet për këtë i nxiri vetë modelja me anë të një postimi në InstaStory. Teksa ndau promon e këngës, ajo shkroi për reperin: “Faleminderit për historinë tonë dhe dashurinë, të dua përgjithmonë”.

Ndërsa nga ana tjetër reperi ka shkruar: “IKE është vepër e jo hajgare. Tregu i jonë ka pas nevojë për ksi kënge, kështu që priteni këtë javë bombën”