Lajme

“Pasi zbuloi tradhtinë ka dashur të vrasë veten”- Nipi i Erjon Goxharës zbulon takimin mes çiftit ditën e ngjarjes: Daja donte që Griselda të kërkonte falje, ajo nuk e bëri! Ai tentoi ta…

Ditën që plagosi disa herë me armë zjarri Lorenc Kostën, ish-efektivi i forcave Shqiponja, Erjon Goxhara, është takuar me bashkëshorten e tij në një kafene në qytet, ku kanë biseduar për marrëdhënien mes tyre, pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhtonte me inxhinierin e ERE-së.

Ka qenë nipi i Erjon Goxharas ai i cili ka zbuluar detaje nga takimi mes tyre, ndërsa është shprehur se daja i tij ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore nga gruaja e tij, Griselda.

Beqiri ka deklaruar se Goxhara, pas mësimit për tradhtinë e gruas së tij, shpeshherë ka shprehur mendime se ka dashur të vrasë veten.

Ai ka treguar se Erjon Goxhara dhe Griselda janë takuar më 19 gusht 2024, ditën e ngjarjes, ku daja i tij donte që ajo të kërkonte falje, por ajo nuk e ka bërë.

“Më 19 gusht 2024, Goxhara dhe Griselda janë takuar në një lokal në hyrje të një qendre tregtare në kryeqytet, ku kanë pirë kafe dhe kanë diskutuar për të ardhmen e tyre. Goxhara ka kërkuar që Griselda të kërkonte falje për veprimet e saj, por kjo kërkesë nuk është plotësuar nga ana e saj. Gjatë këtij takimi, Goxhara ka tentuar ta godasë bashkëshorten, por është ndaluar nga nipi i tij. Më pas, ky i fundit ka shoqëruar Griseldën në banesën e saj, ku ajo ka filluar të godasë veten me grushte në fytyrë, të gërvishtë dhe të qëllojë veten në pjesë të ndryshme të trupit” thuhet në dosjen hetimore.