ShowBizzz

Pasioni në mes të plazhit/ Çifti italian kapet duke kryer marrëdhënie seksuale mbi shkëmb, rrezikon deri në 4 vite burg

Një çift italian në moshë të mesme u ndalua pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale në një shkëmb në zonën e Borgo Prino, në provincën e Imperias.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në një plazh të mbushur me qindra pushues që po shijonin të dielën me diell. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë, rrethanë që mund të ndikojë në rëndimin e pasojave ligjore për dy të dashuruarit.

Vapa e fortë e ditëve të fundit të gushtit nuk i frenoi ata që t’i dorëzoheshin pasionit, por vendi dhe koha e zgjedhur mund t’u kushtojnë shtrenjtë.

Pushuesit vunë re skenën dhe lajmëruan policinë. Edhe pse nga plazhi pati thirrje dhe reagime, çifti nuk e ndërpreu menjëherë veprimin.

I pari që ndërhyri ishte një efektiv policie jashtë shërbimit, i cili ndodhej pranë zonës. Ai notoi deri te shkëmbi dhe u kërkoi burrit dhe gruas të ndalonin dhe të ktheheshin në breg.

Më pas, dy italianët u veshën dhe u shoqëruan nga një patrullë në komisariat, ku iu kryen kontrollet e zakonshme.

Tashmë ata mund të përballen me masa ligjore për kryerjen e akteve të pahijshme në një ambient publik.

Sipas raportimeve nga Italia, një shkelje e tillë mund të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 30 mijë euro.

Rasti mund të marrë një përmasë më të rëndë për shkak të pranisë së të miturve në vendin ku ndodhi ngjarja, çka mund të sjellë edhe vlerësim penal.

Nëse autoritetet arrijnë në përfundimin se vepra penale është kryer në prani të të miturve, çifti mund të dënohet me burgim nga katër muaj deri në katër vjet.

Të Ngjashme