Një nga tendencat e domosdoshme të bukurisë është edhe truku i jastëkut të mëndafshtë, i cili është një ‘game-changer’ sa i përket lëkurës së shëndetshme dhe flokëve të mirëmbajtur.
Mëndafshi mund të ndihmojë në mbajtjen e flokëve në gjendje të shkëlqyer. Megjithatë, anët pozitive nuk ndalen te flokët, por mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e strukturës së lëkurës dhe eliminimin e rrudhave.
Si mund të ndodh kjo? Mëndafshi zvogëlon fërkimin midis këllëfit të jastëkut dhe lëkurës ose flokëve në krahasim me atë që ndodh me një këllëf pambuku.
Gjithashtu, pambuku mund të thithë më shumë nga produkti që vendosni gjatë natës. Me mëndafsh, gjithçka qëndron në vend.