Lajme

PD akuza për tenderin, reagon Ministria për Administratën dhe Antikorrupsionin: Personi i cituar nuk është i njëjti me zyrtarin e akuzuar

Ministria për Administratën Publike dhe Antikorrupsion ka përgenjështruar akuzat e Partisë Demokratike, në adresë të Petrit Imerajt, Koordinatorit të Antikorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Përmes në deklarate zyrtare Ministria shprehet se PD ka bërë një denoncim këtë të mërkurë në drejtim të Kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, ku mes të tjerash ka kërkuar të hetohet një tender që sipas asaj qe demokratët thanë i është dhënë shoqërisë “HTSH shpk’ me pronar Petrit Imerajn.

Sipas Ministrisë personi i cituar në regjistrat e QKB si pronar i shoqërisë “HTSH shpk’ me emër Petrit Imeraj, nuk është i njëjti person me Koordinatorin e Antikorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Reagimi i plotë:

Mirëmbrëma,

Përmes kësaj komunikate, ju bëjmë me dije se Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsion përgënjeshtron akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Z. Petrit Imeraj, Koordinatorit të AntiKorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Sot përmes një njoftimi për shtyp, Partia Demokratike ka publikuar një denoncim me fokus Kryetarin e Bashkisë Tropojë, Z. Rexh Byberi, ku mes të tjerash, ka kërkuar të hetohet një tender që sipas saj i është dhënë shoqërisë “HTSH shpk’ me pronar Z. Petrit Imeraj.

Gjejmë me vend të qartësojmë se personi i cituar në regjistrat e QKB si pronar i shoqërisë “HTSH shpk’ me emër Petrit Imeraj, nuk është i njëjti individ me Koordinatorin e Antikorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Identiteti i tyre është lehtësisht i verifikueshëm si nga të dhënat publike të QKB, ashtu edhe nga Regjistri i Gjendjes Civile.

Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo