Lajme

Pedagogët e drejtësisë e “djegin” për 7 Mars, festës i bashkohet dhe Artan Hoxha

Pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë kanë zgjedhur të organizojnë një mbrëmje festive në kuadër të ditë së shënuar të 7 Marsit. Prej vitesh pjesë e stadit pedagogjik në Universitetin e Tiranës, ata kanë zgjedhur të dalin nga rutina e përditshme.

Në video shihen shumë prej tyre që kanë lënë pjatën dhe karriget për vallet në sfond. Në sy bie edhe rektori Artan Hoxha, që ka preferuar të jetë pranë kolegëve të tij.

Gjithashtu edhe dekania e këtij fakulteti, Dorina Hoxha shfaqet duke kërcyer. Ndryshe nga auditorët, këtë herë i shohim përtej kornizës së njerëzve që rrisin dhe “prodhojnë” njerëz të drejtësisë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo