Lajme

Peleshi: 83 milionë lekë për pagat dhe sigurimet e 120 ish-punonjësve të Poliçanit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave, parashikohet që nga buxheti i shtetit të paguhen pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura për 120 punonjës të Poliçanit dhe Kombinatit të Gramshit.

Peleshi theksoi se shuma për shlyerjen e këtyre detyrimive është në vlerën 83 milionë lekëve të reja, ndërsa shtoi se industria ushtarake në Shqipëri ka një interes në rritje edhe nga investitorët e huaj pasi kanë parë potencial shprehet ai.

“Vlera është 83 mln lekë të reja, janë mbi 120 punonjës, ish punonjës që përfitojnë pagesën detyrimeve, bëhet fjalë për paga dhe sigurime shoqërore. Kemi marrë përsipër pagesën për pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura. Kemi parasysh Poliçanin, dhe kombinatin e Gramshit. Poliçani s’ka fare aktivitet, dy tjerat kanë pak aktivitet që lidhet me demontimin. Kemi pasur interes për industrinë tonë ushtarake, investitorë të huaj, kanë parë potencialin e tyre”, tha Peleshi.

TS Poll - Loading poll ...