Këngëtarja shqiptare Shkurte Fejza, ka ndarë lajmin e madh për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.
Për nder të 50 vjetorit të karrierës së saj, këngëtarja bëri të ditur se do të mbajë dy koncerte të mëdha, njërin më 8 qershor në Prishtinë dhe tjetrin më 20 qershor në Tiranë.
“Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë. Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë. Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zëri i kombit. Faleminderit juve që për 50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim. Zoti ju bekoftë shqiptarë kudo që jeni!”, ka shkruar Fejza në Instagram.
/TeVe