Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke theksuar se në fund është vepruar ashtu siç ishte paralajmëruar që nga dita e parë.
“Ligj e president. Kështu kishim thënë nga dita e parë. Dhe kështu u bë në fund. U bë siç tha Albini, siç deshi ai dhe siç donte populli. Për çfarë dorëzimi po flisni?!”, ka shkruar Rrustemi.
Ai ka ngritur pikëpyetje lidhur me pretendimet për një plan të mundshëm për sulm të armatosur me bomba dhe gjakderdhje, duke thënë se nuk kishte arsye për një skenar të tillë, pasi miratimi i ligjit nuk ishte penguar.
Postim i plotë:
Ligj e president. Kështu kishim thënë nga dita e parë. Dhe kështu u bë në fund. U bë siç tha Albini, siç deshi ai dhe siç donte populli. Për çfarë dorëzimi po flisni?! Nëse paska pasur plan për sulm të armatosur me bomba e për gjakderdhje, nuk ka pasur arsye, sepse ligjin askush se ka penguar. Çfarë pengohej atë ditë, ishte zgjedhja e presidentit, sepse kërkohej kaos.
E nëse ka pasur bomba, ato nuk kanë qenë për ligjin, por për pushtetin që e kanë humbur. Edhe brenda dikursit të gjuhës së tyre të bombave, Albin Kurti qenka dëshmuar burrshteti, kurse ju asgjë për të parandaluar, apo ka dëshpërim pse Kosova u bë më në fund me president, me institucione dhe votoi ligjin që kërkohej pa ia ditur efektin.
