Lajme

Për herë të parë në Shqipëri, presidenti Emanuel Macron mbërrin në Tiranë

Vetëm pak minuta më parë ka mbërritur në Tiranë kryeministri i Francës, Emmanuel Macron.

Kryeministri Edi Rama bëri m dije lajmin gjatë fjalës së tij nga Piramida e Tiranës, teksa tha se është hera e parë që një presidenti i Francës vjen në Shqipëri dhe se ndaj ai meriton një mikpritje të shkëlqyer.

“Sapo ka zbritur dhe më duhet të vijoj me pjesën tjetër të këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme me vizitën e parë të një Presidentit të Francës. Mikërpritja jonë duhet të shkëlqej. Nuk dua të marr më shumë kohë dhe sigurisht nuk duhet të marr nga koha që duhet t’i kushtojë hirësisë së tij”, tha Rama dnër të tjera.

Kujtojmë që Macron do ishte sot në Tiranë për Samitin e Berlinit, por vizita u shty me disa orë për shkak të disa angazhimeve të presidentit francez.

Sipas agjendës së zbardhur nga mediat, Emmanuel Macron do të mbërrijë në Institucionin e Presidentit të Republikës në orën 08.25 dhe do të pritet nga Bajram Begaj. Do të interpretohen himnet zyrtare të dy vendeve dhe më pas takimi kokë më kokë.

Agjenda e vizitës së presidentit francez në Tiranë, Shqipëri:

08:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

-Interpretohet  himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

– Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

– Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.