ShowBizzz

Për herë të parë në UA, Manjola Nallbani sjell muzikalin “Mamma mia”!

Artistja e mirënjohur Manjola Nallbani gjatë gjithë karrierës së saj ka zgjedhur që rrugën e saj të artit ta shtrojë duke vendosur vazhdimisht gur të çmuar. Si në muzikë edhe në rolin e pedagoges në Universitetin e Arteve, artistja gjithmonë ka spikatur për talentin, përkushtimin dhe pasionin me të cilat ndërmerr projekte të ndryshme.

Për herë të parë në UA, Manjola Nallbani sjell

E tillë është edhe shfaqja e plotë live e muzikalit “Mamma mia”, që ajo sjell për herë të parë në historinë e Universitetit të Arteve.

Lajmin e bukur Manjola e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke i ftuar të gjithë të marrin pjesë në këtë ngjarje të vërtetë artistike, e cila mbahet më 20 dhjetor në orën 19:00, në sallën e madhe të koncerteve të UA.

“Jam e lumtur të ndaj me ju një ngjarje të vërtetë artistike! Për herë të parë në historinë e tij Universiteti i Arteve @_uart_ vë në skenë shfaqjen e plotë live të Musicalit “Mamma mia”. Datë 20 dhjetor 2024, ora 19:00, në “Sallën e madhe të koncerteve” të UA. Çdo informacion e gjeni në poster! Suksese studenteve dhe pedagogeve. Hyrja e hapur për publikun! Ju presim”, ka shkuar ajo.

 

 
 

 
 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)



bal