Lajme

Për kë nga “miqtë” e ka? Luizi i kërkon publikisht: Hajde merri ato 5000 euro se do të ngelesh pa punë

Të shumtë janë ata personazhe të cilët edhe gjatë qëndrimit të Luiz Ejllit brenda shtëpisë së Big Brother Vip si dhe pas përfundimit të spektaklit, përfituan  në emër të tij.

Shumë miq dhe shokë u shfaqën nga hiçi, madje dhe shumë biznese përfituan për të bërë marketing në emër të fituesit të Big Brother Vip 2.

Pas daljes nga shtëpia edhe vetë Luizi tha se shumë persona që nuk i njihte, çuditërisht ata e njihnin shumë mirë këngëtarin , madje sipas tyre ishin dhe miq të mirë me të. Së fundmi, një postim i çudtishëm është bërë nga Luizi në llogarinë e tij në Instagram dhe është pikërisht për një nga “miqtë”  e tij.  Këngëtari i ka kërkuar publikisht “mikut”  që ka përfituar nga emri i tij, që sapo të mbarojë xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”  të shkojë ta takojë për të marrë dhe një shumë parash meqënëse do ngelet pa punë.

 “Edhe pse ti dhe disa te tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet, hajde merri ato 5000 euro meqënëse do ngelesh pa punë”, shkruan Luizi në statusin e tij, duke mos dhënë emër, mirëpo ne nga ato çfarë kanë ndodhur së fundmi dikush na shkon në mendje se për kë mund ta ketë këngëtari.

Statusi i Luizit ne InstaStory
Statusi i Luizit ne InstaStory