ShowBizzz

“Për klipin e parë këpucët ia mora tezes”, Tayna rrëfen vështirësitë financiare në fillim të karrierës

Tayna sot është nga artistet më të kërkuara shqiptare.

Sukseset e saj në muzikë padyshim i sollën edhe të mira materiale.

Në një intervistë përballë Berat Buzhalës ajo ka rrëfyer për fillimet e saj të vështira.

Ajo zbuloi se nuk donte t’i kërkonte para prindërve për realizimin e videoklipit të parë, pasi nuk e dinte nëse do të kishte sukses dhe këpucët për të dalë në videoklip ia mori tezes së saj.

Kur e kom bo kongën e parë më është dashtë me ble këpucë e sene po prap nuk i kam lyp se nuk kam dasht me i ngushtu, kom pas nevojë dhe më ka ndihmu tezja, në këngën e parë këpuct i kam marr prej tezes e falenderoj tezen”, thotë mes tjerash Tayna.