Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Shkozet-Shijak”, në zonën e Rrashbullit, ku një 32-vjeçar që po lëvizte me biçikletë ka humbur jetën.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, kur një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin me iniciale V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë pas aksidentit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
