LifeStyle

Për një stërvitje të mirë, ndiqni këto hapa

Hani një mëngjes të shëndetshëm

Nëse stërviteni në mëngjes, konsumoni mëngjesin të paktën një orë para stërvitjes. Studimet sugjerojnë se ngrënia ose pirja e karbohidrateve para stërvitjes mund të përmirësojë performancën dhe mund t’ju lejojë të stërviteni për një kohë më të gjatë ose me një intensitet më të lartë. Nëse nuk hani, mund të ndiheni të plogësht kur ushtroheni.

Kujdes me sasinë

Kini kujdes të mos e teproni kur bëhet fjalë për sasinë që hani para stërvitjes. Ngrënia e tepërt para se të ushtroheni mund t’ju bëjë të mos ndiheni mirë. Gjithashtu, nëse hani pak, mund të mos keni fuqi. Gjëja kryesore është se si ndiheni. Veproni duke parë se si funksionon më mirë për ju.

Ushqehuni pasi të keni stërvitje

Për të ndihmuar muskujt të rikuperohen, hani një vakt që përmban karbohidrate dhe proteina brenda dy orëve nga seanca e stërvitjes nëse është e mundur.

Mos harroni të pini lëngje

Keni nevojë për lëngje të mjaftueshme para, gjatë dhe pas stërvitjes për të ndihmuar në parandalimin e dehidrimit. Duhet të pini afërsisht 2 deri në 3 gota ujë gjatë 2 deri në 3 orëve para stërvitjes. Uji është përgjithësisht mënyra më e mirë për të zëvendësuar lëngjet e humbura.

Merrni në konsideratë llojin e stërvitjes

Duhet të dini se kohëzgjatja dhe intensiteti i aktivitetit do të përcaktojë se sa shpesh dhe çfarë duhet të hani dhe pini. Kur bëhet fjalë për ushqimin dhe stërvitjen, të gjithë janë të ndryshëm. Pra, kushtojini vëmendje mënyrës sesi ndiheni gjatë stërvitjes dhe performancës suaj të përgjithshme. Lëreni përvojën t’ju tregojë se cilat zakone të të ngrënit para dhe pas ushtrimeve funksionojnë më mirë për ju.