ShowBizzz

“Për shpirt të prindërve”, Albi ndryshon mendim për Romeon: Pa këllqe nuk e kisha..

Fraza “je pa këllqe vëlla” që Albi i tha mbrëmë Romeos bëri xhiron e rrjetit në internet, pasi koerografi akuzoi këtë të fundit për lojë të pisët.

Në deklaratën që Albi bëri për Romeon, ai tha se moderatori e bazon lojën te vajzat dhe se nuk di të luftojë i vetëm.

“I ka hapur krahët te të gjitha vajzat, e ka si taktikë për tu mbrojtur me këto”, tha Albi ndër të tjera në spektalkin e së martës të Big Brother Vip 3.

Sakaq ditën e sotme Albi vendosi që t’i sqarojë dhe shpjegojë Romeos frazën “pa këllqe”, duke i kërkuar në një farë mënyrë falje për ato që tha mbrëmë ndaj tij.

Lexo edhe: Albi Nako “shpall” Romeon armik: Je pa këllqe vëlla, po përdor vajzat…

Në një bisede me Romeon, Albi duke u betuar në “shpirt të prindërve” i tha Romeos se frazën “pa këllqe” nuk e kishte në konotacion të keq, por veç se për guximin dhe kurajon. Por Romeo duket i lënduar nga deklaratat e Albit. Ai i tha Albit se ajo që bëri “ishte thikë pas shpine”.

“Shiko çfarë bën ti! Ti të ofendon në pikën më të fundit, dhe thua çfarë të keqe ka. Unë jam i qartë me ty, rrofsh, faleminderit, më lër të qetë”, u përgjigj Romeo.

Pjesë nga biseda:

Albi Nako: Kan që qëparë që është spekuluar për atë fjalën pa këllqe. Për shpirt të prindërve që i kam në shtëpi, nëqoftëse e kam patur për atë gjë, tjetër gjë termi që i vura sipër më beso. Fjala pa këllqe e kisha për guximin dhe kurajon. Dua të kap termin, mos më keqkupto. Po them për shpirt të prindërve. Kaq po të them, mos më keqkupto.

Romeo Veshaj: Kam bërë analizën dhe me dole djal i besës, siç dole dje. Ajo gjëja dje nuk ishte pas shpine, ishte burrëri?

Albi Nako: Po pse ishte paburrëri për shembull?

Romeo Veshaj: Po sepse gjithë ditën ke ndenjur me mua .

Albi Nako: Po rrimë bashkë o Romeo, ç’lidhje ka, përsëri mund të rrimë.

Romeo Veshaj: Shiko çfarë bën ti! Ti të ofendon në pikën më të fundit, dhe thua çfarë të keqe ka. Unë jam i qartë me ty, rrofsh, faleminderit, më lër të qetë

Albi Nako: Doja vetëm të të sqaroja.

© Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb