ShowBizzz

Për të gjithë adhuruesit e Tom Hardy, traileri i “Venom: Last Dance” sapo u publikua

Traileri zyrtar i “Venom: Last Dance” sapo është publikuar nga Sony Pictures Entertainment.  Për herë të fundit, Eddie Brock rikthehet përmes interpretimit të Tom Hardy. Në klipin e parë të “Last Dance”, Eddie Brock në dukje i palëkundur përballë rrezikut nuk ka zgjidhje tjetër veçse të lejojë ndihmësin e tij simbiotik të ndërhyjë.

Sipas përmbledhjes zyrtare, Eddie dhe Venom janë në arrati. Të “shigjetuar” nga dy botët e tyre dhe me armiq të rrezikshëm, dyshja detyrohen të marrin një vendim fatal që do të rrëzojë perden e kërcimit të fundit të Venom dhe Eddie.

Kasti plotësohet nga Chiwetel Ejiofor, Juno Temple, Rhys Ifans, Peggy Lou, Alana Ubak dhe Stephen Graham. Vihet re se Kelly Marcel, e cila shkroi skenarin dhe prodhoi dy filmat e parë, debutimin e saj regjisorial në produksionin e ri e bën me skenarin e saj bazuar në një histori që ajo e përpunoi së bashku me protagonistin.

Produksioni është nënshkruar nga Hardy dhe Avi Arad, Matt Tolmach, Amy Pascal dhe Hutch Parker.  Siç raporton Variety, dy filmat e parë, “Venom” i vitit 2018, me regji të Ruben Fletcher, dhe vazhdimi i vitit 2021 “Let There Be Carnage”, me regji të Andy Serkis, sollën një total prej 1.3 miliardë dollarësh në arkë. “Last Dance” pritet të dalë në kinema tetorin e ardhshëm.