Kiara Tito ishte e ftuar në ‘Ftesë në 5’, ku rrëfeu e emocionuar për shtatzëninë. Teksa e cilësoi si kapitullin e ri më të bukur të jetës së saj, Kiara nuk ngurroi të ndajë disa detaje si nepsi i shtatzënisë e netët pa gjumë.
Në intervistën e pasdites së sotme LIVE në emision, ndjekësve nuk u ka shpëtuar një detaj i ëmbël në barkun e moderatores që ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë.
Siç shihet edhe në videon më poshtë, në një moment bebushja shkelmon barkun e Kiarës.