Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren e njohur Bora Zemani, pasi ajo feston 32-vjetorin e lindjes.
Moderatorja e njohur shqiptare Bora Zemani feston sot ditëlindjen dhe sigurisht urimi i parë do ishte nga partneri i saj Donald Veshaj.
Ai ka pritur orën 00:00 për ta uruar shpirtin e tij binjak përmes një postimi në InstaStory.
“Për ty botën! 100”- ka shkruar Donaldi krahas fotos së Borës, të cilën e ka shoqëruar me një zemër.
Bora ka një marrëdhënie shumë të ngushtë edhe me Romeon i cili e ka uruar duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen ‘my bro’!
Gjithashtu Bora ka marrë një urim edhe nga mikesha e saj Semi.
“Shpresoj që gjithmonë të festojmë kështu si fëmijë, por tani ti je ‘fijuar’”- ka shkruar artistja krahas një videos duke kërcyer dhe kënduar me Borën.
Urimi për Borën nuk mungoi as nga Sara Hoxha e cila e konsideron moderatoren një bricjap të palodhur: Gëzuar ditëlindjen Bora, e rrethuar nga bricjap të palodhur.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb