ShowBizzz

Për vëmendje apo ka vërtetë krisje? Miku i çiftit sqaron lidhjen e Ledrit dhe Sarës, nuk lë pa përmendur Dafinën!

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pardon My French” është kontaktuar nëpërmjet linjës telefonike Faton Shoshi.

Faton Shoshi konfirmoi nëpërmjet një interviste disa muaj më parë se Ledri Vula dhe Sara Hoxha i dhanë fund romancës së tyre, ndaj pyetjet për ish-ciftin nuk kishin si të mungonin.

I pyetur se ndarja e përfolur mes Ledrit dhe Sarës është një “vepër” e krijuar prej tyre, Shoshi tha:

“Nuk e di pse e kemi pasur nevojë për të bërë këtë vepër. Unë kur i shoh këto artikuj dhe këto gazetarë kur shkruajnë në emër dhe si e marrin guximin që të shkruajnë dhe po tregojnë histori po befasohem. Edhe unë jam i rezervuar kur flas për jetën private të Ledrit edhe të Sarës, por të flasë dikush i krahut të tretë…”.

Shoshi u ndal edhe te Dafina Zeqiri, ku tha:

“Unë me Dafinën (raportin) e kam shumë mirë dhe e respektoj shumë dhe është një prej shtyllave shumë të forta që kam pasur në showbiz. Kam pasur një përkrahje që në fillim prej saj. E respektoj dhe e vlerësoj shumë edhe si artiste edhe si njeri dhe nuk ka shanse kurrë të bëj diçka kundër saj. Më ka dhënë shumë shtysë në fillim që të jem menaxheri që jam sot. Plus edhe diçka tjetër. I dashuri i Dafinës është shok i imi shumë i mirë që prej fëmijërisë, kemi raporte shumë të mira. Janë vetëm fjalë, unë Dafinën e shoh si pjesë të ekipit tonë.



lokimagazine