Lajme

“Përdhunonte vajzën në prani të djalit”, dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin

Mediat greke kanë publikuar një tjetër pjesë të dëshmisë së Fatmir Talellarit, i cili vrau kunatin e tij në Volos të Greqisë disa ditë më parë, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën që në moshën 9-vjeçare.

Talellari ka thënë se 33-vjeçari Erjon Pelivani përdhunonte vajzën e tij të mitur në dhomën ngjitur, ku ndodhej djali i tij i mitur, i cili tashmë është 9 vjeç.

“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, i pranishëm ishte edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç. Kunati e la djalin në dhomë, ndërsa dhomën tjetër ku ishte vajza ime e kyçi me çelës për ta përdhunuar”, thuhet në dëshminë e 50-vjeçarit.

“Jam thellësisht i shqetësuar për shëndetin mendor të djalit, pasi tani po i kuptoj reagimet e e tij kur shikonte kunatin tim. Sapo e shikonte ai frikësohej menjëherë . Por tani është e domosdoshme që ai të marrë mbështetje psikologjike dhe të ekzaminohet nga një psikolog fëmijësh”, tha ndër të tjera Fatmir Talellari.

Vajza ime tentoi të vetëvritej

50-vjeçari pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti deri në pikën ku tentoi vetëvrasjen.

“Vajza ime, e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë që unë mbështes atë psikologjikisht dhe financiarisht pasi ajo është e shkatërruar emocionalisht dhe ka arritur në pikën e tentativës për vetëvrasje. Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”, ka thënë babai 50-vjeçar.

Sipas mjekes psikiatre që ka ekzaminuar 18-vjeçaren, para vrasjes së ndodhur më 9 janar, ajo ka konstatuar se vajza vuan nga stresi post-traumatik, pas vitesh abuzime seksuale të përsëritura, përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa ajo monitorohet çdo ditë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

Dy ditë më parë Gjykata në Volos liroi nga qelia Fatmir Talellarin dhe caktoi për të masën arrest shtëpie.

Fatmir Tallellari qëlloi për vdekje me armë zjarri kunatin e tij, Erjon Pelivani të mërkurën e 10 janarit, pasi mësoi se i kishte përdhunuar vajzën që prej moshës 9-vjeçare.

50-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, është lënë përkohësisht në arrest shtëpie në shtëpinë e vajzës së tij , derisa këshilli gjyqësor të marrë një vendim të dytë të.

Vajzat e 50-vjeçarit “shpërthyen” në lot gëzimi pas vendimit të Gjykatës për të liruar babanë e tyre me kushtin e vetëm kufizues, qëndrimin në shtëpi.

Avokati mbrojtës i Fatmir Talellarit tha se klienti i tij nuk kishte si qëllm ta vriste, por që viktima të rrëfente të vërtetën.

“Nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, mësohet të këtë thënë 50-vjeçari.
Në një intervistë për mediat greke, edhe avokati tjetër mbrojtës Michalis Vassilikos ka thënë se Tarellari nuk e ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi, ashtu siç përflitet gjërësisht.

Fillimisht në dëshminë e tij në polici autori tha se mori hapin ekstrem pasi vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe se e shantazhonte se do publikonte pamje nga momentet intime me të miturën.
18-vjeçarja është thjeshtra e motrës së viktimës. 33-vjeçari nuk ishte daja i vajzës. Gruaja e parë e 50-vjeçarit, mamaja e vajzës kishte vdekur vite më parë në një aksident rrugor. Ai ishte martuar për së dyti me motrën e 33-vjeçarit disa vite më vonë.

Kronologjia e vrasjes

Disa orë para krimit autori 50-vjeçar shkoi në banesën e tij në zonën e Argolasti në Pilio për të marrë armën e gjahut, me të cilën do të vriste kunatin.
Më pas ai niset me makinë dhe shkon në fshatin Agria Volou, nga ku merr në telefon bashkëshorten e tij (motra e viktimës) të cilës i kërkoi që të njoftonte vëllane , pra 33-vjeçarin që të shkonte te ai për ta ndihmuar, me alibinë se i ishte prishur makina.

Ky ishte kurthi që autori i ngriti për të sjellë viktimën pranë tij. Kur u takuan ata patën një debat të ashpër. Sipas zougkla.gr në një moment 50-vjeçari ka goditur në fytyrë 33-vjeçarin me armën e gjahut që kishte me vete.

Pas kësaj 33-vjeçari është kundërpërgjigjur teksa ka tentuar t’i marrë armën. Në përleshje e sipër u dëgjua e shtëna nga arma e gjahut. Plumbi kapi 33-vjeçarin i cili u rrëzua përtokë nga plaga e marrë.

Me të mbërritur në vendngjarje, Policia ka gjetur viktimën të shtrirë përtokë me lëndime në fytyrë dhe plagë nga arma e zjarrit në kraharor, ndërsa pranë tij kishte gëzhoja nga arma e gjahut.

Përballë rrugës ishte makina e viktimës me motorin të ndezur. Kjo tregon se 50-vjeçari ka sulmuar viktimën sapo ka zbritur nga automjeti. Autori e vrau sepse 33-vjeçari i kishte përdhunuar vajzën e tij që në moshën 9-vjeçare.

Sipas informacioneve nga burime policore, 50-vjeçari i cili u vetëdoreëzua në polici menjëherë pas krimit, ka thënë para oficerëve se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës (9/1) vajza e tij 18-vjeçare i ka treguar se 33-vjeçari e përdhunonte që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që pretendonte vajza, 33-vjeçari e shantazhonte duke i thënë se do të publikonte video dhe foto nga veprimet e tij abuzuese ndaj saj për ti marrë para.

Dëshmia e motrës së viktimës (njerka e 18 vjeçares dhe njëkohësisht bashkëshortja e autorit) . Motra e viktimës ka thënë për protothema.gr se rasti i përdhunimit të thjeshtrës së saj është zbuluar tre ditë më parë. Sipas saj 18-vjeçarja ka rrëfyer përdhunimin nga 33-vjeçari tre ditë më parë dhe jo ditën e djeshme, siç pretendon autori.

Në të njëjtën kohë, ajo tha se nuk kishte kuptuar asgjë nga veprimet e turpshme të vëllait të saj, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për akte të tilla.

“Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai i mbulonte mirë veprimet e veta. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha; ‘Të vrava vëllanë’”, tha motra e viktimës ndër të tjera.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo