Lajme

Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LVV, PDK, LDK, AAK

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Tani kur janë numëruar rreth 40% të votave, Albin Kurti prinë bindshëm në Lëvizjen Vetëvendosje me 87,330 Vota Vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 68,659 Vota, pasuar nga Albulena Haxhu me 39,769 Vota.

Në vendin e katër renditet Hekuran Murati me 34,674 Vota dhe Donika Gërvalla e përmbyllë top 5-shën me të votuar me 32,009 Vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës prinë me vota Bedri Hamza me 41,871 Vota, i ndjekur nga Përparim Gruda me 26,605 Vota, pasuar nga Arian Tahiri me 23,142 Vota.

Uran Ismaili është në vendin e katër me 20,878 Vota, ndërsa pjesë e 5-shës me të votuar në PDK është edhe Sala Jashari me 14,539 Vota.

Vjosa Osmani po i prinë listës së LDK-së me më së shumti vota. Ajo deri me tani ka marrë 27,789 Vota, e ndjekur nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me 25,243 Vota, pasuar nga Doarsa Kica Xhelili me 19,788 Vota.

Në vendin e katër është Hykmete Bajrmai me 15,633 Vota ndërsa top 5-shën e LDK-së e përmbyllë Avdullah Hoti me 14,253 Vota, raporton IndeksOnlnie.

Top 5-shës me të votuar në Aleancë i prinë Ardian Gjini me 14,204 Vota, pasuar nga Ramush Haradinaj me 12,805 Vota, ndjekur nga Daut Haradinaj me 9,752 Vota.

Në vend të katër është Besnik Tahiri me 8,609 Vota dhe Bekë Berisha më 6,873 Vota.

 

Të Ngjashme