Jogurti është pjesë përbërëse e pothuajse çdo vakti. Megjithatë, është një produkt me një afat të shkurtër përdorimi, i cili mund të zgjatet duke përdorur disa truke.
Padyshim se ju ka ndodhur të keni parë myk të gjelbër në të kaltër në brendësi të shisheve të jogurtit në frigoriferin tuaj. Ekziston një mënyrë e pazakontë për të parandaluar prishjen e parakohshme, me ç’rast do ta zgjatni me lehtësi përdorimin e pijes tuaj të preferuar.
Thjesht kthejeni shishen e jogurti me kokë poshtë dhe do të lejoni që produkti të qëndrojë i freskët më gjatë. Truku që tingëllon i çuditshëm, në fakt ndjek një logjikë mjaft të shëndoshë.
Country Living thekson se kthimi me kokë poshtë krijon një vakum që pengon rritjen e baktereve që shkaktojnë prishjen e ushqimit. Mungesa e ajrit në pjesën e sipërme të enës do të thotë gjithashtu se kristalet kanë më pak gjasa të formohen.
Pasi ta keni hapur jogurtin, është mirë ta përdorni brenda pesë deri në shtatë ditë, por kjo mund të zgjatet në rreth dy javë. Pra, nëse mund ta dyfishoni afatin e përdorimit, pse mos ta provoni këtë.