Ka disa muaj që po përflitet për një ndarje të mundshme të çiftit të famshëm, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Pas vetëm dy vitesh nga ribashkimi i tyre i bujshëm, duket se martesa është në gjendje kritike dhe në prag divorci.
Burime të ndryshme kanë thënë për “Page Six” se për momentin duket vetëm çështje kohe që të dy të nënshkruajnë zyrtarisht letrat e divorcit, pasi në praktikë dyshja janë ndarë prej disa kohësh.
Sipas burimeve, ata janë ndarë de fakto të paktën që nga muaji mars, gjë që u bë më e dukshme pasi Ben Affleck mungoi në disa evente të profilit të lartë dhe nuk e shoqëroi JLo, si Met Gala, premiera e ‘Atlas’. apo udhëtimin e saj të papritur në Itali.
Së fundmi, pas gjithë këtyre thashethemeve, aktorja dhe këngëtarja e famshme është parë duke mbajtur sërish unazën e martesës pasi e hoqi për një kohë të shkurtër për të promovuar linjën e saj të bukurisë J.Lo, mes thashethemeve të vazhdueshme për divorcin e mundshëm të saj dhe Ben Affleck.
54-vjeçarja u pa në New York City, me menaxherin e saj, Benny Medina dhe ndërkohë, Ben Affleck ishte në në Los Angeles. Aktori dhe regjisori 51-vjeçar kaloi kohë me dy fëmijët e tij, Violet dhe Seraphina.
Ata darkuan në Kaz The Soba Place me disa miq të tyre. Lopez dhe Affleck e kaluan katër korrikun të ndarë, pas arratisjes së fundit të Lopez-it me miqtë. Thashethemet për martesën e tyre të tensionuar janë intensifikuar që nga maji kur Lopez mori pjesë në Met Gala dhe premierën e filmit të saj në Netflix “Atlas” pa Affleck.
Ndërkohë javën e kaluar, u raportua se Affleck i zhvendosi gjërat e tij nga rezidenca e tyre e përbashkët në Los Angeles, e cila tani është në shitje, ndërsa Lopez ishte duke pushuar në Itali. Çifti u martuan në Las Vegas në korrik 2022. Ata ishin fejuar më parë në fillim të viteve 2000 përpara se të ndaheshin në vitin 2004, vetëm për të rindezur romancën e tyre 20 vite më vonë.
bal