Lajme

Përfshihet nga flaka një veturë në rrugën Duhël – Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël – Prishtinë.

Nga ky rast nuk ka persona të lënduar. Kështu bëri të ditur për teve1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, si pasojë e këtij incidenti, trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit.

“Rreth orës 17:10, policia është njoftuar se në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e autostradës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit”, tha Krasniqi. /teve1.info/