Lajme

Përfundon Asambleja e PS, Blendi Klosi zbulon kur do mbahen zgjedhjet brenda partisë

Pas rreth 4 orësh diskutimesh me dyer të mbyllura, përfundoi mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Ka qenë vetëm Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i cili ka dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

Klosi tha se nga sot nis sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit të partisë.

‘Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë. Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë.’– tha Klosi.

TS Poll - Loading poll ...

Klosi u shpreh se në 12 maj Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhje të brendshme për kryetaret e PS në bashkitë e vendit, duke pohuar se kjo është një mënyrë riorganizimi për të shkuar fituar më shumë mandate në zgjedhje e ardhme.

“Kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit, dhe për këtë po punojmë. PS  është një parti e madhe dhe synon çdo garë me fitore, dhe ka nevojë të riorganizojë qelizën e saj dhe gjithë strukturën. Synojmë të përmirësojmë në këtë fazë që jemi.”

Sekretari Organizativ i  PS, Klosi ndër të tjera tha dhe Partia Socialiste është përfaqësimi dinjitoz i shqiptarve.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo