Lajme

Përfundon epoka e Bora Zemanit! E dashura e Endri Çekiçit zë vendin e moderatores

“Për’puthen”  ka qenë dhe vijon të jetë një nga programet televizive më të lakmuar nga moderatoret shqiptare. Nëse themi “ Për’puthen”  direkt nga vjen në mendje emri i moderatores Bora Zemani i cili prej tre vitesh ka moderuar një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri. Por, si duket epoka e Borës në këtë reality show ka përfunduar, pasi një tjetër prezantuese do të marrë në dorë moderimin e këtij emisioni.

Lart e poshtë shumë emra janë diskutuar se do të moderojnë programin më të ndjekur të dashurisë, por ky vend tashmë është zënë nga Megi Pojani. Do të jetë pikërisht show girl-i shqiptar dhe e dashura e futbollistit Endri Çekiçit ajo e cila do të drejtojë këtë sezon të “ Për’puthen”  i cili padyshim që do të jetë “ zjarr”.

“Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee”, tha Megi.