Ka përfunduar gara e zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, pasi mësohet e karrigen e tretë e siguroi gjyqtarja Brunilda Kadi. Në garën kokë më kokë me Manjola Xhaxhon dhe Matilda Llangozin, fitoren nga Gjykata e e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për anëtare të KLGJ-së e siguroi Brunilda Kadi.
Siç raportuam dhe pak më parë, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni u zgjodh anëtar i KLGJ-së pas një gare të ndërlikuar pasi mësohet se ka pasur barazim votash me gjyqtaren Arbena Ahmeti.
Ndërsa anëtari i dytë i KLGJ-së u zgjodh Fatri Islamaj, i cili deri më tani ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, mori 190 vota, duke lënë pas në garë gjyqtaren Igerta Hysi, e cila siguroi 171 vota.
Tre anëtarët e rinj të KLGJ-së janë: Sandër Simoni, Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi.
