Lajme

Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratohet ngritja e dy Komisioneve

Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u miratua edhe ngritja e dy Komsioneve Hetimore. Në bazë të marrëveshjes së arritur nga opozita dhe mazhoranca, u dakortësua për të ngritur Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Në dy komisionet e dakorësuara do të ketë nga 15 anëtarë, 7 nga opozita dhe 8 nga mazhoranca. Komisioni Hetimor do të zhvillojë veprimtarinë e tij në afat kohor prej 4 muajsh, nga data e miratimit të vendimit. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të Komisionit, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

Pas mbarimit të mbledhjes, kryetari i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi tha se ranë dakord për objektet e dy komisioneve hetimore, për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe chechk up dhe TIMS. Po ashtu asi tha se kanë rënë dakort që të ngrenë një grup pune në komisionin e ligjeve për të garantuar dialogun mes palëve për ligje specifike.

Përfunduam atë që kishim nisur në mbledhjen e  konferencës së kryetarëve. Është rënë dakord për objektet e dy komisioneve hetimore, për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe chechk up dhe TIMS.

Ramë dakort që të mandatojmë komisionin e ligjeve për të ngritur një platformë brenda komisionit të ligjeve për të krijuar dialog politik për ligje që janë pjesë e agjendës së BE. Emrat do i kalojmë javës tjetër. Nuk është nënkomision. Brenda komisionit të ligjeve do ngrihet një platformë një grup pune. Ajo duhet të garantojë dialogun  politik për ligje që kërkojnë 3/5 dhe që kanë të bëjnë me BE,” tha Çuçi.

PPP në Shëndetësi

Lidhur me komisionin për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check up në Shëndetësi, objekti i hetimor do jetë:

(i) Shqyrtim i çështjeve të lidhura me kontratat publike për shërbimin publik të sterilizimit dhe atë të check-up në shëndetësi. si dhe zbatimin e tyre:

(ii) Vlerësimi i nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrje ligjore në legjislacionin përkatës.

3. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, veçanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit.

Sistemi TIMS

Ndërkohë, komisioni për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS ka për objekt të veprimtarisë së tij:

(i) Shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS: dhe

(ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi.

3. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, veçanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo