Lajme

Përfundon takimi Kurti – Burns

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është larguar nga objekti i Qeverisë.

Ai të premten në mëngjes është pritur në takim nga kryeministri, Albin Kurti.

Burns ka qenë i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Tëvë1 mëson se në takim ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Burns, të enjten ka zhvilluar takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Para vizitës në Kosovë ai ka qenë në Sarajevë e Beograd.

Vizita e shefit të CIA-s, sipas njohësve të sigurisë, dëshmon se SHBA-ja është e përkushtuar për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.