Lajme

Përgjaket aksi në Kavajë, vdes 28-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Policia bën me dije se në aksin rrugor Gosë- Vilë Bashtovë, një 28-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Fatkeqësisht 28-vjeçari me ininciale B.Th, ka humbur jetën, ndërkohë grupit hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor  “Gosë-Vilë Bashtovë”, shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.