LifeStyle

Periudha e vitit kur njerëzit hanë më shumë dhe stërviten më pak

Pranvera nuk vjen vetëm me përfitime për njerëzit, të tipit: Ditë më të gjata, temperatura më të larta, më shumë kohë e shpenzuar jashtë me miqtë dhe familjen etj.

Duket se stina e pranverës është ajo periudhë e vitit kur njerëzit fillojnë të konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara dhe të shkojnë më pak në palestër.

“Ky efekt është më i fortë te njerëzit që shkojnë rregullisht në palestër,” thotë Rishika Rishika, profesor në North Carolina State University.

“Njerëzit që kanë një orar të rregullt për stërvitje preken nga ndryshimi i orës. Ky efekt negativ i ditëve më të gjata dhe motit të ngrohtë është një shtysë më shumë për të mos u mbyllur në palestër, por për të shijuar një tjetër aktivitet.”

Dy studimet u botuan në “Journal of Marketing” këtë muaj, ku në njërin shqyrtohen zakonet e ushqyerjes dhe në tjetrin zakonet e palestrës.

Në studimin e parë, studiuesit punuan me një kompani ushqimesh të paketuara me bazë në SHBA për të mbledhur të dhënat e konsumatorëve në periudhën e viteve 2004 dhe 2010. Të gjithë pjesëmarrësit përdorën një celular për të regjistruar ushqimet që hëngrën gjatë një periudhe dyjavore.

Në studimin e dytë, kërkuesit bashkëpunuan me një zinxhir kombëtar palestrash që siguroi të dhëna se sa njerëz shkuan në palestër gjatë stinës së pranverës, me ngrohjen e motit dhe zgjatjen e ditëve.

Të dy studimet provuan hamendësimet e profesorëve se ora pranverore dhe ditët e gjata ndikojnë plotësisht në zakonet e shëndetshme të njerëzve.

Ky nuk është studimi i parë që tregon efektet negative të orës pranverore dhe si kjo ndikon në gjendje të tilla si depresioni, ankthi dhe çrregullimi afektiv sezonal, sipas “Harvard Health Publishing”, citon Anabel.

Duket se vonimi i errësirës sjell dhe një tjetër pasojë: prishjen e prodhimit të melantoninës, gjë që e bën më të vështirë për trupin që të pushojë dhe të flejë në një orar të caktuar.