Lajme

Përplasen dy automjete në Sarandë, ka të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të fshatit Metoq. Burime për mediat bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Menjëherë dy shtetasit e plagosur janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit, ndërkohë deri më tani nuk janë dhënë më tepër detaje dhe nuk dihet identiteti i të plagosurve apo gjendja shëndetësore në të cilën ndodhen.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo