ShowBizzz

Përplasen në Instagram menaxheri i Bardhit dhe Sara, kjo e fundit edhe e kërcënon

Pas daljes së papritur të Bardhit nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, drama rreth jetës së tij personale nuk ka të ndalur.

Sara Gjordeni, e dashura e këngëtarit, ka hedhur akuza të forta ndaj menaxherit të tij, Jetmir Agaj, përmes një postimi në InstaStory. Sara ka kërkuar që Bardhi të mos ketë frikë dhe të veprojë sipas mendjes së tij, duke i bërë thirrje që të mos lejojë që menaxheri të ndikojë në marrëdhënien e tyre. Ajo ka sugjeruar se Jetmiri ka pasur për qëllim që t’i ndajë ata, por sipas saj, ai nuk ka arritur të realizojë këtë synim.

Ish-banorja duke iu drejtuar menaxherit të Bardhit, Jetmirit, ka shkruar:

“Po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh! Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku pa të drejtë prej heshtjes, po dije që prapë për hatër të Bardhit. Edhe një story sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarinë kundër! Give up bro nuk arrite të nan dash it’s stronger than you. Boll kërkove vëmendje me zor”.