ShowBizzz

Përplasen Shota e Xhuli: Ty nuk të merr askush për martesë, të duan vetëm për një natë

Aktorja Shota Baraliu dhe modelja Juliana Nura nuk kanë pasur fare raporte të mira gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, në edicionin e parë.

Ato kishin debate të shumta mes vete dhe mospajtime, gjersa të njëjtat duket se vazhduan edhe pas daljes së tyre nga ky spektakël.

Së fundmi, Shotën dhe Xhulin e ka bërë bashkë darka festive e emisionit “Prive”, ku të ftuar kanë qenë shumë ish-banorë të dy edicioneve të para të BBVK.

Një tension mes dy vajzave u vërejt kur Xhulit iu parashtrua pyetja “Kur e ke ndër mend të martohesh” e bërë nga fansat dhe e lexuar nga Liberta.

Xhuli u përgjigj me një thumb drejt Shotës, duke thënë: “Kemi para neve dissa njerëz të tjerë në këtë tavolinë që duhet të martohen, kur të martohen ata, martohemi ne pastaj”.

(Shiko videon 1:21:25)

Me këtë ajo i ureferuar Shotës për faktin që është më e madhe se ajo dhe ende nuk është e martuar. E kundrejt këtij provokimi, Shota reagoi menjëherë duke thënë: “Nuk të duan ty motër [për martesë]. Vetëm natën e parë në krevat dhe pastaj ecë”.
Xhuli më pas reagoi edhe mbi këtë deklaratë të saj, duke i thënë Shotës: “Fol vetëm për vete, sepse ti ke mbetur si turshi”.

Debati ka vazhduar edhe më tej kur Shotës iu parashtrua pyetja se kush mendon se është më acaruese mes Xhulti dhe Santianës, për të cilën ajo u përgjigj Xhuli – dhe kjo e fundit nuk i ndali reagime ndaj saj, duke tensionuar sërish situatën.
(Shiko videon 1:28:50)