Lajme

Përplaset në vijat e bardha polici në Durrës

Një polic është përplasur teksa kalonte vijat e bardha për këmbësorët në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites, në lagjen numër 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa efektivi i policisë ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.