Lajme

Përplasja “live”/ Vëllai i Igli Tares “Balluku ishte armikja ime politike kur isha drejtor i Portit të Durrësit”! Gazetari: Ti përdor kokainë, bëj testin!

Agron Tare, vëllai i Igli Tares, deklaroi se “armiku” më i madh në qeveri gjatë kohës që ai drejtonte Portin e Durrësit ka qenë Belinda Balluku, ish zëvendës kryeministrja dhe ish zv ministrja e Infrastrukturës, sot nën akuzë nga SPAK.

“Unë kam ndenjur 8 muaj drejtor i portit, në thonjëza armikun më të madh që kam pasur në qeveri ka qenë zonja Balluku për shkak të përplasjes në mënyrën e të punuarit time dhe të saj. E dyta, jeni gazetar, shikoni kronikën, ditën që kam dhënë dorëheqjen, të nesërmen 1 mijë policë kanë kontrolluar edhe çantat e Punonjësve të Durrësit. Po të isha unë bashkëpunëtori apo hajduti i Ballukut, nuk besoj se do të ndodhte kjo”, deklaroi ai.

Gjatë diskutimeve në News24, ai u përplas edhe me gazetarin Almer Toska, me të cilin u përball për pretendimet për kërcënim. Gazetari e akuzoi se është një përdorues kokaine dhe e “sfidoi” që të bëjnë live testin e drogës.

“Unë merrem me një person që përdor kokainë. Kam përballë një person që përdor kokainë. Hajde të bëjmë testin përballë në TV përdor zotëria kokainë apo jo. Ky shtet ka vendosur një narkoman si drejtori i portit të Durrësit sepse është vëllai i Igli Tares”, tha Toska.

Pasi përsëriti sërish akuzat për drogë, Tare replikoi duke i thënë se do ta bëjnë testin e drogës “aty ku ai merr serumet prej vitesh”.

Pjesë nga diskutimi:

Almer Toska: E ftoj zotërinë eja të bëjmë testin e drogës, kush përdor kokainë. Ti apo unë dhe se si shteti ka lejuar një përdorues kokaine si puna jote.

Agron Tare: E di ku do ta bëjmë, te American 3 aty ku bën serumet ti. Më shih në sy.

Almer Toska: Do ta bëjmë ku të duash ti.

Agron Tare: Aty ku merr serume ti. Që ke 15 vjet që merr serume.

Të Ngjashme