Lajme

Përplasja me Kurtin në OKB, Vuçiç nuk përmbahet: Ai i urren Kombet e Bashkuara

Në një intervistë për “The Pavlović Today”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq analizoi takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me përfaqësues të rangut të lartë, i cili u thirr në përgjigje të pezullimit të dinarit serb.

Presidenti Vuçiq thekson se qëndrimi ideologjik armiqësor i Kurtit ndaj serbëve nënvizon qëllimin e tij përfundimtar: dëbimin e të gjithë serbëve nga Kosova dhe Metohija.

“Epo, nuk mund ta them këtë saktësisht. Por ajo që mund të konfirmoj, pa dyshim, është se të paktën trembëdhjetë nga pesëmbëdhjetë shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë vërejtur se vendimet e njëanshme (të Kurtit), veçanërisht në lidhje me çështjen e monedhës serbe të marra nga autoritetet e Prishtinës, nuk ishin mirëpritur, nuk ishin të mira dhe nuk kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Ishte e qartë se shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk janë aspak të kënaqura me veprimet e Kurtit, theksoi Vuçiq.

Duke tërhequr vëmendjen për momentin kyç në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Kurti akuzoi Serbinë se po transporton thasë me para në veri të Kosovës dhe Metohisë për të financuar aktivitete të ndryshme kriminale dhe jo, Vuçiq i ka mohuar në mënyrë kategorike këto pretendime. Më tej ai theksoi se kryeministri i Kosovës urren Kombet e Bashkuara.

”Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj. Tentonte për të lajkatuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u përpjekur t’i mashtrojë përsëri. Kurti urren Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiq.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo