
Debatet në shtëpinë e Big Brother Vip3 kanë nisur vrullshëm që në dy ditët e para në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.
Protagoniste e sherreve në shtëpi është moderatorja e njohur Roza Lati. Pas debatit me aktorin e humorit Jul Deda, Roza ka debatuar këtë herë me gazetaren investigative, Ledjona Xheladinaj.
Konflikti verbal mes dy banoreve të shtëpisë nisi kur Roza tha se Ledjona duket e “egër nga jashtë, por është e brishtë nga afër”.
Komenti i Rozës nuk u prit mirë nga Ledjona, e cila në replikat e saj kundrejt Rozës e cilësoi këtë të fundin “lilipute”.
“Do të kesh kohë ta njohesh Ledjonën, nuk është ashtu siç e përshkrove ti. Ti qënke një shqiponjë dhe shpresoj që të jesh një shqiponjë e vërtetë sepse deri mëe tani nuk është se më dukesh shqiponjë. Të bësh zhurmë nuk do të thotë që po flet e kupton?”, i tha Ledjona Rozës.
Nga ana e saj Roza u kundëpërgjigj duke i thënë Ledjonës: “Kapu diku ku duhet o Ledojona dhe rri si femër jo si lac dhe fol mirë. Dhe liliputen ktheje mbrapsht se doli huq”.
Ledjona: Po Roza, je një lilipute e lezetshme.
Roza Lati: O Ledjona të ecësh ashtu mes të debatit do të thotë që të lesh topin sepse nuk po e mban dot të triblim, mbaje. (E prek me dorë tek shpatulla)
Ledjona: Kujdes me dorën mos prek, nuk ta lejoj. Nuk ke konfidenca të ma bësh mua këtë, po je nga ata tipa që thua ec sa i mirë je.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb