Rreth 2 miliardë njerëz në të gjithë botën kanë probleme me prodhimin e hormonit të teroideve pikerisht nga mungesa e jodit në trup. Një nga burimet më të rëndësishme të përfitimit të këtij minerali janë ushqimet dhe sidomos kripa. Kripa është pa dyshim esenca kryesore që përcakton shijen e të gjitha gatimeve në kuzhinë.
Një përbërës që përveç shijes së shtuar që i dhuron ushqimeve është i rëndësishëm për disa arsye. Fununksionin kryesor në trup e kryen kur vjen si një bashkim me mineralin e jodit. Po flasim për atë që quhet kripa e jodizuar të cilën mund t’a hasni shpesh në dyqane apo supermarkete. Përbërja e saj vjen nga përzierja e kristaleve të zakonshme të kripës me elementin e jodit. Në këtë artikull ju shpjegohet se përse është e rëndësishme për shëndetin të konsumohen nivelet e duhura të këtij minerali.
Çfarë është Jodi
Jodi është një mineral shumë i rëndësishëm pëe trupin e njeriut. Kjo pasi ndikon në prodhimin e hormonit të tiroideve në trup. Mund të gjendet me shumicë tek prodhimet e detit, produktet e bulmetit, drithrat dhe vezët. Në shumë vende jodi përzihet me një sasi të caktuar kripe dhe shitet si kripë e jodizuar. Ky mineral ndihmon në prodhimin e hormonit të tiroides i cili ndihmon në rregullimin e organizmit dhe metabolizmit. Tiroidja luan një rol të rëndësishëm edhe në kontrollin e temperaturës së trupit, presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës.
Çfarë shkakton mungesa e Jodit në trup
Nëse vuani nga mungesa e jodit në trup mund t’ju rendisim një listë të gjatë me sëmundje dhe simptoma që mund të përjetoni. Disa prej këtyre pasojave mund të jenë edhe shumë të rrezikshme për trupin e njeriut. Këtu përfshihen problemet me rrahjet e rregulta të zemrës, problemet me memorien apo me tiroidet. Nivelet e ulta të jodit përveç prolemeve me tiroidet dhe sëmundjet që lidhen me të, mund të ndikojnë edhe pajmen tuaj të jashtëme. Një nga simptomat mun dtë jetë rënia e flokëve, lëkura e thatë, shtimi në peshë dhe probleme me shtatzanitë.
Si ndihmon Kripa e Jodizuar
Kripa e jodizuar mund të parandalojë problemet që shkakton mungesa e jodit tek njeriu. Në vitin 1920 u fut zyrtarisht në treg kripa e jodizuar në shumë vende të botës pikërisht për të luftuar mungesën e tij. Ekspertët raportojnë se përafërsisht gjysmë luge çaji, rreth 3 gramë mjaftojnë për të marrë sasitë e duhura të jodit në një ditë. Për këtë arsye kripa e jodizuar është alternativa më e thjeshtë ndër ushqime për përfitimin e këtij minerali. Në thuajse të gjithë botën përdorët kjo kripë për arsye se është shumë lehtë e gjendëshme dhe nuk prishet për kohë të gjata./AgroWeb