LifeStyle

Përse fëmija thotë jo?

Ka shumë mundësi që fëmija të thojë jo, thjesht sepse e ka mësuar këtë fjalë të re dhe i duket interesante ta përdorë. Në momentin e parë që fëmija mëson të thotë jo, ai kupton se ka të drejtën për të mohuar dhe dëshiron të ushtrojë këtë të drejtë.

Kjo frazë për prindin mund të vijë në mënyrë të papritur dhe t’ju vendosë përpara një sfide të re. Mund të përdorni këto strategji për ta përballuar më lehtë.

Vëreni fëmijën përballë dy zgjedhjesh

Nëse i jepni fëmijës dy alternativa, ai do të ketë më pak mundësi t’ju thojë jo. Për shembull nëse doni ta ushqeni fëmijën dhe ai nuk pranon, mos e pyesni nëse dëshiron të hajë. Më mirë këshillohet t’i thoni: “Do të hash apo të flesh gjumë?” . Kështu, fëmija do të jetë më i kufizuar dhe do të zgjedhë njërën ose tjetrën.

Taktika e numërimit

Kjo taktikë është provuar se funskionion gjithashtu. Nëse fëmija refuzon të bëjë diçka, mund t’i thoni: ke kohë të mendohesh derisa unë të numëroj në 10, në të kundërt do të zgjedh unë për ty.

Ofrojini gjithmonë një zgjidhje alternative fëmijës

Për shembull nëse fëmija është në makinë dhe nuk dëshiron të dalë, propozojini që të luajë dhe dy minuta e më pas të dalë. Në këtë mënyrë, fëmija kupton se ju po e toleroni dhe nuk do të thojë menjëherë jo, por do të plotësojë edhe dëshirën e tij edhe kërkesën tuaj.

Mos i thoni jo as ju fëmijës

Një nga karakteristikat e fëmijëve është që imitojnë gjithçka dëgjojnë nga prindërit. Kështu që ka shumë mundësi që ata t’ju thonë jo, pikërisht sepse e dëgjojnë këtë fjalë shumë shpesh nga ju. Përpiquni ta reduktoni, duke përdorur argumente dhe jo thjesht të refuzoni kërkesat e tyre. Për shembull nëse fëmija kërkon të zbresë shkallët i vetëm, mos i thoni vetëm “jo”, por argumentoni se kjo është diçka e rrezikshme.