Lajme

Përshkallëzime të tjera në luftë, Libani sulmon me raketa Izraelin

Inteligjenca Izraelite njoftoi se Libani ka sulmuar sërish zonat e banuara të Izraelit këtë të mërkurë.

Një zyrtar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit bëri me dije se nëntë raketa u lëshuan nga territori libanez pasditen e së mërkurës, katër nga të cilat u shpërthyen në ajër nga sistemi “Iron Dome”.  Sirenat e alarmit u dëgjuan në Izraelin Verior pranë kufirit me Libanin.

Më hërët sot, Inteligjenca Izraelite tha se disa raketa antitank u hodhën drejt komuniteteve izraelite Manara dhe Rosh Hanikra përgjatë kufirit libanez. Lëvizja militante libaneze, Hezbolla konfirmoi në një deklaratë se sulmoi disa objektiva në jug të Manarës së Izraelit.

Ndërkohë Izraeli ka njoftuar se i nuk do të bllokojë ndihmat humanitare që shkojnë në Gaza nga Egjipit. Kjo deklaratë është bërë me dije ditën e sotme nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Ata njoftuan se Izraeli do të lejojë për në Gaza ndihmat e ardhura nga Egjipti, mirëpo nuk do të lejojë furnizimet nga territori i saj derisa Hamasi të lirojë të gjithë pengjet.

Ky vendim ka ardhur menjëherë pas vizitës që presidenti i SHBA Joe Biden bëri në Izrael. Presidenti amerikan më herët tha se Izraeli kishte rënë dakord të lejonte ndihmën në Gaza, me mirëkuptimin se do të kishte inspektime për të siguruar që furnizimet të mos devijohen ose vidhen nga Hamasi.