ShowBizzz

Personazhi i njohur telefonoi 127 për t’u tallur, vjen reagimi nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore: “Ti që bën lojë të tillë…”

Një fragment nga një video e personazhit të njohur, Aldi Gjoka, pjesëtar i Andale, ka shkaktuar trazira në rrjet.

Në pamjet virale, ai shfaqej duke realizuar atë që paraqitej si një telefonatë drejt numrit 127, jo për një emergjencë mjekësore, por në kuadër të një situate humoristike.

Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale, ndërsa diskutimi u përqendrua te përdorimi i një numri emergjence për video, sfida apo prank-e. Numri 127 është linja zyrtare përmes së cilës Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore merr dhe vlerëson thirrjet për rastet emergjente.

Pas publikimit të videos dhe reagimeve që pasuan, për çështjen reagoi edhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

Stop abuzimit me jetët e qytetarëve!

Ndodh çdo ditë të kemi edhe telefonata të tilla, por për të bërë lojra Tik-toku dhe istagrami nuk kishim marë! Urgjenca është për njerzit që rrezikojnë jetën, jo për tu tallur.

Ti zotëri që bën një lojë të tillë, ndërkohë mund te jesh duke rrezikuar minutat e pritjes për një jetë, që ndoshta është edhe për një familjarin tënd! Por c’rëndësi ka?

Është mirë që njohuritë që ke për të përdorur teknologjinë, ti shfrytëzosh për të aplikuar ndihmën (jo vetëm për veten). Djallëzia dhe keqdashja të përkeqëson, ndërsa ne do vazhdojmë të përsosemi për ti shërbyer duke dhënë ndihmë mjekësore dhe për ti mbrojtur jetën gjithkujt, përfshirë edhe ty! Urgjenca mjeksore është në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagim.

Të Ngjashme