Lajme

“Përvëlohet” vendi, Shqipëria nën pushtetin e të nxehtit afrikan, institucionet bëjnë apel për nesër: Këto qarqe rrezikohen nga zjarret (HARTA)

Vendi ynë është nën “pushtetin” e temperaturave ekstremisht të larta duke sjellë kështu edhe rrezikun e zjarreve. E teksa e gjithë bota është duke u përballur me një verë të nxehtë, Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije së fundmi se përgjatë ditës së nesërme do të kemi një tjetër rritje temperaturash.

Kryesisht zonat më të rrezikuara dhe nga zjarret do të jenë: qarku Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

NEWS  Iris Luarasi foli për “çarçafë të pastër” nëpër spitale, historiania ia përplas deputetes realitetin: U thye tavolina e operacionit, shko te Onkologjiku dhe shih dhimbjen e njerëzveTemperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34°C në zonat bregdetare, deri në 37°C në zonat e ulëta, deri në 33°C në zonat malore.

Njoftimi:

Nesër (e mërkurë, dt. 05) pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”

NEWS  Zjarri tragjik në Zvicër/ Rritet bilanci i viktimave nga shpërthimi në natën e Vitit të RiNё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Perëndim), qarku Kukës (Veri-Lindje) dhe qarku Dibër (Perëndim).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) nuk priten reshje.

TEMPERATURA

NEWS  “Me AKSHI-n është hapur “Kutia e Pandorës”- Klodiana Lala: Do shkërmoqë qeverinë dhe trondisë themelet e shtetitNesër (e mërkurë, dt. 05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 34 °C

në vendet e ulëta: 21 / 37 °C

në vendet malore: 16 / 33 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Të Ngjashme