LifeStyle

Reagimi – VIDEO/ Arjan Konomi: Portokadhia, ja si media bëhet palë me pushtetin

Gazetari Arjan Konomi me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se ‘Portokadhia është programi i ri i Top Channel. Kështu quhet këtë edicion.’

Në reagimin e tij, Konomi akuzon drejtuesin e këtij emisioni Agron Llakën, ndërsa sipas tij, TCH vazhdon të vendosë në lojë protestuesit.

‘Edhe dy fjalë për emisionin më të ri në Top Channel, Portokadhi. Se kështu quhet, ky edicion e ka Portokadhi.

Dhe më bëri përshtypje që kishin dalë disa dhe shpjegonin se nuk kuptonim humorin dhe satirën. Natyrisht nuk e nuk e kuptojmë, e kuptoni vetëm juve. Më bëri përshtypje biles Agroni, me gjithë respektin që kam, që tha ‘mëshiroj ata që kritikuan’.

Rrofsh Agron që na mëshirove se ja, atë hall kishim. Por, por një tjetër tha që ‘e bën për ata që shfrytëzojnë protestën për të marrë folloëers-a në Instagram apo në TikTok’.

Po kush? Se për ta shpjeguar që ajo ishte një ndërhyrje politike dhe ti Agron ndoshta je i pafuqishëm për ta zhbërë atë dhe këtë duhet ta pranosh, dhe që është patjetër që të ka ardhur nga lart që duhej bërë ajo gjë, që u shfaqke, u tallve me protestuesit, ju vutë në humor edhe të vetmen deputete të mazhorancës që mbështeti protestën dhe tallët dhe e bëtë qesharake. Por shikoni pak, shikoni pak këtë pjesë nga Portokadhia.

Një ekspert televizioni kupton që regjia është në hall të madh. Nuk e kthen planin asnjëherë nga publiku. Publiku është i shtangur, as nuk qesh, as nuk duartroket.

Është ndjerë ngushtë në ato poltrona ku është ulur dhe e ka zënë një hall i madh. Asnjë plan që të kthehet, që të kthehet normalisht dhe t’i tregojë publikun duke duartrokitur, por qeshin vetë aktorët.

Është për t’u zgërdhirë siç zgërdhihet Agroni. Shiko këtë të qeshurën e Agronit. Shiko sa e shtirur. Ka harruar të bëjë dhe aktorin. Shiko. Dhe publiku ndihet ngushtë. Pret që të qeshë publiku dhe as dreqi nuk qesh më. Po pse nuk bëni Zeqinen ju?

Pse nuk bëni atë llahinkën e Roskovecit? Atë sharabajkën e parlamentit që qesh dhe s’ka nevojë as për skenar t’i shkruash fjalët, as t’i vrisni mendjen se i ka të gatshme. Se bëri të qeshë parlamenti, bëri të qeshë publiku.

Pse nuk bëni atë ju Zeqinen, por bëni Mariana Koçekun? Që mbështeti protestën, sepse është qëllimi i qartë politik.’, shprehet gazetari Arjan Konomi në qëndrimin e tij në rrjetet socialet.

View this post on Instagram A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Të Ngjashme