Lajme

Pesë të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mesditës e së dielës në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë -Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha ajo për teve1.info.

Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.