Një anëtar i ekipit xhirues i serisë televizive të Marvelit, “Wonder Man”, ka vdekur pas një aksidenti në sheshxhirim.
41-vjecari Juan Osorio, i cili thuhet të ketë qenë teknik i ndriçimit, vdiq të martën në Radford Stuio Centre Los Anxhelos të Kalifornisë.
“Ngushëllimet tona më të thella dhe mendimet janë me familjen dhe miqtë e tij, dhe mbështetja dhe ofrojmë mbështetjen tonë për hetimet mbi rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë një zëdhënës i Marvelit në një komunikatë, sipas BBC-së.
Një hetim mbi këtë aksident është lansuar nga Administa e Shëndetit dhe Sigurisë Profesionale.